
Shpallet emergjenca në Britani, derdhen 200 fuçi nafte
Një incident i rëndë mjedisor ka ndodhur në Britaninë e Madhe për shkak të një rrjedhje nafte nga një tubacion në Dorset, një nga fushat më të mëdha të naftës në tokë në Europë. Rrjedhja ndodhi në një tubacion të operuar nga Perenco. Vendasit janë këshilluar që të mos notojnë në Poole Harbor ose në zonën përreth deri në njoftimin e mëtejshëm. Autoritetet kanë nisur një “hetim gjithëpërfshirës” për atë që ka ndodhur dhe kanë shpallur emergjencë të rëndë.
Sipas mediave britanike 200 fuçi naftë u derdhën në Poole Harbour.