
Shkencëtarët zbulojnë tipin e njeriut që nuk do zgjaste shumë në Mars
Duket se shkenca ka zbuluar se kë nuk duhet të merrni me vete për të formuar një koloni në planetin Mars. Studiuesit në Universitein George Mason në Virxhinia kanë kryer disa simulime kompjuterike deri në 28 vjet në Planetin e Kuq. Gjetjet e tyre sugjerojnë se numri ideal i njerëzve që bashkëjetojnë në një mjedis kaq armiqësor fillimisht do të ishte 22.
Për sa i përket llojeve të personalitetit, ata arritën në përfundimin se “llojet e personalitetit të pëlqyeshëm, apo të qetë u vlerësuan si më të qëndrueshmit për një kohë të gjatë, ndërsa ‘neurotikët ‘ apo impulsivët treguan aftësinë më të vogël të përshtatjes”.
Një dokument që përshkruan studimin shpjegon: “Krijimi i një vendbanimi njerëzor në Mars është një problem inxhinierik tepër kompleks. Natyra jomikpritëse e mjedisit marsian kërkon që çdo habitat të jetë kryesisht i vetëqëndrueshëm.’Përtej minierave të disa mineraleve bazë dhe ujit, kolonizatorët do të varen nga furnizimi i Tokës dhe plotësimi i nevojave nëpërmjet mjeteve teknologjike, siç është ndarja e ujit marsian në oksigjen për frymëmarrje dhe hidrogjen për karburant.
Përtej sfidave teknike dhe inxhinierike, kolonistët e ardhshëm do të përballen gjithashtu me sfida psikologjike dhe të sjelljes njerëzore. Qëllimi ynë është të kuptojmë më mirë ndërveprimet e sjelljes psikologjike të kolonistëve të ardhshëm marsianë përmes një përqasjeje modelimi të bazuar në agjent, (ABM simulimi).
“Ne kërkojmë të identifikojmë zonat e konsideruara për planifikimin e një kolonie, si dhe të propozojmë një madhësi minimale fillestare të popullsisë që kërkohet për të krijuar një koloni të qëndrueshme.”
Studiuesit morën parasysh kufizimet inxhinierike dhe teknologjike dhe u mbështetën në kërkime në lidhje me ekipet me performancë të lartë në mjedise të izoluara dhe me stres të lartë si në nëndetëse, eksplorimet e Arktikut, në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar dhe në luftë.
Për këtë ata aplikuan atë që ata i quajnë katër lloje themelore të personalitetit për kolonët brenda ABM: neurotik, reaktiv, social dhe të këndshëm.
Ndërveprimet midis kolonizatorëve me profile të ndryshme psikologjike u modeluan në nivel individual, ndërsa ngjarjet globale si aksidentet ose vonesat në furnizimin me Tokë ndikojnë në koloninë në tërësi.
Studiuesit raportojnë: “Nga simulimet dhe skenarët tanë të shumtë (deri në 28 vjet Tokë), ne zbuluam se një popullsi fillestare prej 22 ishte minimumi i nevojshëm për të mbajtur një madhësi të qëndrueshme kolonie për një periudhë afatgjatë.
“Ne gjithashtu zbuluam se lloji i personalitetit “i qetë” ishte ai që kishte më shumë gjasa të mbijetonte.
Në fillim të këtij viti, themeluesi i SpaceX, Elon Musk tha se me shumë gjasa, njerëzit do të arrijnë të shkelin në Mars, brenda pesë viteve.