Shkencëtarët nisin gërmimet e thella në koren e Tokës

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka nisur punën duke shpuar një vrimë të thellë gjashtë milje në koren e Tokës, duke gërmuar në shkëmbinj që datojnë 145 milionë vjet më parë.

Projekti synon të mësojë më shumë rreth strukturës së brendshme të planetit dhe të testojë teknikat e shpimit nëntokësor gjatë kërkimit të depozitave të reja të naftës dhe gazit në rajonin Xinjiang të vendit.

Në thellësinë e saj më të madhe – 10,000 m – boshti do shpohet nëpër dhjetë shtresa të Tokës, duke arritur në sistemin e kretakut, të vendosur në një kohë kur sundonin dinosaurët dhe kur pyjet rriteshin pranë poleve.

Një prej shkencëtarëve ka treguar: “Shpimi i pusit ka dy qëllime – për kërkime shkencore dhe për gjetjen e naftës dhe gazit. Nëpërmjet shpimit të kësaj grope, ne do të forcojmë rezervën teknologjike për shpime ultra të thella dhe do të ndërtojmë më shumë pajisje për shpime ultra të thella.”

Një deklaratë nga rafineri shtetëror i naftës Sinopec tregon se qëllimi është të përfundojë puna në 100 ditë, duke shpuar një ‘mal nëntokësor Everest’ – megjithëse mali më i lartë në botë është rreth 1000 metra më i shkurtër se thellësia e vrimës.

Projekti është pjesë e një qëllimi afatgjatë të vendosur nga Presidenti Xi Jinping në vitin 2021. Duke iu drejtuar shkencëtarit kryesor të vendit, ai bëri thirrje për eksplorim më të madh në hapësirën e thellë, detin e thellë, Tokën e thellë dhe gjithçka.

Megjithatë, nëse përfundon, vrima ende nuk do të jetë më e thella në botë. Ky titull pretendohet nga rusët: Kola Superdeep Borehole, në 12,262 m. Përfunduar në vitin 1989, pra u deshën 20 vjet shpime.