Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin, pse disave iu dhemb koka pasi pinë verë

Shkencetarët mund të kenë zgjidhur misterin se pse vera e kuqe ka më shumë gjasa për të shkaktuar dhimbje koke.

Sipas studimeve të fundit, vera e kuqe është më shumë një shkas për dhimbje koke sesa alkooli, vera e bardhë ose birra.

Dhimbja e kokës mund të fillojë brenda vetëm gjysmë ore pas pirjes, pas vetëm një ose dy gotave verë.

Tani studiuesit kanë identifikuar shkakun e mundshëm, një antioksidant i quajtur quercetin ose kuercetinë,  i cili mund të parandalojë njerëzit të përpunojnë alkoolin siç duhet.

Ky antioksidant është më i bollshëm tek rrushi i ekspozuar ndaj më shumë rrezeve të diellit.

Pra, lajmi i mirë për njerëzit që blejnë verë të kuqe supermarketi me çmim të arsyeshëm është se mund të ketë më pak gjasa t’u shkaktojë dhimbje koke,  pasi varietetet më të shtrenjta priren të ekspozohen ndaj më shumë rrezeve të diellit.

Vera e kuqe nga vreshtat britanike gjithashtu mund të ketë më pak gjasa të shkaktojë dhimbje koke, pasi ka të ngjarë të marrë më pak rreze dielli sesa verërat nga Australia.

Megjithatë nevojiten më shumë kërkime për këtë dhe se si kuercetina ndikon drejtpërdrejt te njerëzit.

Deri më tani, shkencëtarët kanë konfirmuar vetëm se ajo bllokon një enzimë të nevojshme për të shpërbërë alkoolin në trup dhe se shpërbërja joefikase mund të shkaktojë dhimbje koke.

Andrew Waterhouse, bashkautor i një studimi mbi fenomenin dhe profesor emeritus në Universitetin e Kalifornisë, Davis, ka treguar: “Alkooli fillimisht shndërrohet në një përbërës të quajtur acetaldehid, pastaj në ‘acetat’ të padëmshëm.

Por ne mendojmë se quercetina ndalon acetaldehidin të shndërrohet në acetat, kështu që qëndron në trup, shkakton inflamacion dhe dhimbje koke.

“Kjo do të thotë se në të ardhmen njerëzit mund të jenë në gjendje të kontrollojnë etiketën për sasinë e kuercetinës në një shishe verë të kuqe, të përpiqen të zvogëlojnë shanset për të pasur një dhimbje koke, ose mund të vendosim diçka në verë për t’u lidhur me kuercetinën , kështu që nuk mund të ketë këtë efekt.’

Vera e kuqe ka më shumë kuercetinë sepse rrushi i plotë ruhet në verë, ndërsa vera e bardhë i hiqet lëkura dhe farat.

Rrushi prodhon kuercetinë për t’u mbrojtur nga dielli, kështu që ata që janë të ekspozuar ndaj diellit kanë deri në tetë herë nivelin e saj në krahasim me ata që rriten në vreshta me hije.

Verërat e vjetra për më shumë se një dekadë priren të krijojnë një mbetje që mund të përmbajë nivele më të larta të kuercetinës, e cila zakonisht nuk konsumohet, kështu që këto mund të jenë më të sigurta edhe për të shmangur një dhimbje koke.

Megjithatë, studiuesit e dinin se shumë njerëz me prejardhje aziatike, si njerëzit nga Japonia dhe Koreja, kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje koke pas pirjes së alkoolit dhe se ata kanë një variacion gjenetik që i ndalon ata të shpërbëjnë siç duhet acetaldehidin. Më në fund shkencëtarët thonë se janë në rrugën e duhur drejt shpjegimit të këtij misteri mijëvjeçar.