Shkencëtarët i japin fund misterit me anijen e 107 viteve më parë

Anija e humbur’ Endurance’ e eksploruesit Ernest Shackleton u gjet gjatë fundjavës në fund të detit Weddell në Antarktidë.
Anija u fundos nga akulli i detit dhe u përmbyt në vitin 1915, duke detyruar Shackleton dhe ekipin e tij të shpëtonin jetën në mënyrën më mahniëse, teksa arritën të largoheshin përfundimisht me varka të vogla.
Videoja e publikuar me mbetetjet, tregon se në fakt anija Endurance ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.
Edhe pse ka qenë e zhytur në 3 km thellësi për më shumë se 1 shekull, anija duket pothuajse njësoj si në ditën e nëntorit kur u përmbyt.
Megjithatë, pjesë të tjera të saj janë të shkatërruara.
A mund të konsiderohet si anija më e mirë prej druri të parë ndonjëherë? Mensun Bound i cili është në ekspeditën e zbulimit thotë padyshim që po. Ai tashmë ka përmbushur ëndrrën e tij 50 vjeçare duke zbuluar anijen.