
Shërbimet publike online nga 1 maji
Duke nisur nga dita e sotme, sportelet publike nuk do të ofrojnë më shërbime. Kjo pasi qytetarët do të duhet të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente vetëm përmes sistemit online.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu vendimin që redukton ndjeshëm sportelet e Gjendjes Civile në të gjithë Shqipërinë.
Do të jenë vetëm 8 shërbime publike, që do të jepen në sportele fizike për qytetarët. Mes tyre regjistrimi i lindjeve, martesave dhe shërbime që jepen në zyra noteriale, të cilat kërkojnë praninë fizike me domosdoshmëri.
Pjesa tjetër e gjitha online, përmes aplikimeve në portalin shtetëror e-albania.
*Tibo News.