
Shënon rënie inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar
Rritja e çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një rënie të lehtë pasi arriti në nivelet më të larta të 41 viteve të fundit vitin e kaluar.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni vjetori i çmimeve të konsumit ra në 10.5% përgjatë muajit dhjetor nga 10.7% që ishte në nëntor.
Megjithatë kjo mbetet një rënie e lehtë krahasuar me tregje si SHBA dhe Gjermani.
Kategoria e cila solli një rënie të çmimeve ishin rrobat dhe benzina.
Familjet vijuan të ndjenin presionin e rritjes së çmimeve tek ushqimet dhe pijet të cilat u rritën me ritmin më të shpejtë që prej vitit 1970.
Kostoja e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike ishte 16.8% më e lartë se një vit më parë.
Ministri britanik I Financave Jeremy Hunt ka deklaruar se vendi ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të dalë nga kjo situate e vështirë.
Rënia e lehtë e inflacionit përgjatë muajit dhjetor I ka ofruar një ngushëllim Bankës së Anglisë.
Megjithatë çmimet e larta të energjisë do të vijojnë të jenë një pengesë në përmirësimin e situatës ekonomike të Britanisë së Madhe.
*TiboNews