Shembja e urës, shkon në 141 numri i viktimave në Indi

Ka shkuar në 141 numri i viktimave pas shembjes së një ure në shtetin Gujarat të Indisë. Më shumë se 15 orë nga tragjedia, mediat raportojnë se kërkimet për të mbijetuar vijojnë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani raportohet për të paktën 177 njerëz të shpëtuar, ndërsa zyrtarët në vend shtuan se operacioni i shpëtimit është vështirësuar për shkak të shikueshmërisë së ulët nga mjegulla.