
Shell realizon fitime rekord në vitin 2022
Shell deklaroi fitime rekord prej 40 miliardë dollarësh në vitin 2022.
Deklarata vjen nga kompania e prodhimit të energjisë e cila shprehet se viti që kaloi ishte një vit i trazuar për sa i përket çmimeve të energjisë edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Fitimet rekord të kompanisë britanike, të cilat janë më shumë se dyfishuar nga një vit më parë, pasqyrojnë ato të raportuara nga rivalët amerikanë në fillim të kësaj jave.
Dhe duket se ato do të intensifikojnë presionin mbi qeveritë për të rritur më tej taksat në këtë sektor.
Shell gjithashtu raportoi fitim rekord të tremujorit të katërt prej 9.8 miliardë dollarësh, duke mposhtur parashikimet e analistëve.
Kjo erdhi pas një rikuperimi të fortë të fitimeve nga tregtimi i gazit natyror.
Fitimi vjetor prej 40 miliardë dollarësh u rrit duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 31 miliardë dollarësh në vitin 2008.
Fitimet u nxitën nga çmimet më të larta të naftës dhe gazit, marzhet e forta të rafinimit dhe një performancë e fortë nga biznesi tregtar i Shell.
Qeveritë që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë janë përgjigjur duke vendosur taksa të papritura në këtë sektor dhe Shell tha se pret që të përballet me rreth 2.4 miliardë dollarë kosto në lidhje me taksat në vitin 2022.
TiboNews