SHBA sulmon bazat e Iranit në Siri

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi sulme ajrore kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Siri, pasi vetëm një javë më parë një numër raketash goditën pranë një baze ushtarake në Sirinë verilindore që strehon trupat amerikane.

Sulmet ajrore të kryera nga ushtria amerikane kishin në shënjestër grupet e mbështetura nga Irani në Deir ez-Zor Siri.

Sulmet “kanë pasur qëllim të kufizojnë rrezikun e përshkallëzimit dhe që të minimizojnë rrezikun për viktima”, ka thënë Komanda amerikane.