
SHBA miraton ndihmë humanitare për refugjatët
Shtetet e Bashkuara do të miratojnë 240 milionë dollarë ndihmë humanitare për të adresuar nevojat e refugjatëve dhe emigrantëve në hemisferën perëndimore, tha në një deklaratë ditën e djeshme Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Blinken tha se shpërndarja e ndihmës do të bëhet përmes shërbimeve shëndetësore, strehimoreve, arsimit, por edhe dhënies së ndihmës juridike.