SHBA dhe Izraeli në gjendje alarmi

Kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë pas sulmit ndaj ambasadës së tij në Siri e kanë vendosur në gjendje alarmi si Izraelin edhe SHBA-në.

Qeveritë e të dyja vendeve po përgatiten për një sulm iranian. Sipas mediave amerikane, objektiva mund të jenë si ato të SHBA-së edhe të Izraelit. Mediat amerikane i referohen zërave nga qeveria për sulme të mundshme.

Irani bëri përgjegjës për sulmin ndaj ambasadës Izraelin. Kreu i Gardës së Revolucionit Hosein Salami tha, “se asnjë aksion i armikut nuk do të mbesë pa përgjigje”. Kreu i Hizbollahut, Hasan Nasrallah bëri fjalë për një “pikë kthese”.

Kryeministri izraelit, Netanjahu ka kërcënuar me pasoja në rast të një sulmi ndaj vendit të tij. “Ne do ta dimë si të mbrohemi, dhe ne do të veprojmë sipas parimit të thjesht -kush na dëmton ose e planifikon këtë atë ne do ta dëmtojmë. Për shkak të gjendjes kritike të sigurisë, Izraeli ka ndërprerë pushimet tek ushtarët e të gjitha njësive.

Sipas televizionit, CBS nuk dihet koha e saktë dhe kujt objektivi do t’i drejtohet sulmi iranian. Përfaqësuesit e qeverisë kanë thënë, sipas CBS, se sulmet ndaj një selie diplomatike të Izraelit mund të zhvillohen deri në fund të muajit të Ramazanit javën e ardhshme. Kurse CNN ka bërë të ditur, se SHBA po përgatiten në mënyrë aktive para një sulmi “të madh” në javën e ardhshme. Një goditje hakmarrëse e Iranit shihet si e pashmangshme nga SHBA. Këtë qëndrim e ka edhe pala izraelite./DW/