Shantazhet Online, reagon ministri Balla: Kallëzoni çdo rast, do ketë ndryshime ligjore
Janë shtuar në vend rastet e shantazheve dhe presioneve online kryesisht ndaj vajzave të mitura, të cilat fatkeqësisht po bien pre dhe jo vetëm. Ndaj këtij fenomeni shqetësues, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Balla i është referuar rastit të fundit të një 15 vjeçareje e cila u shantazhua nga një 27 vjeçar në Tiranë, i cili i kërkonte foto dhe video intime, si dhe të kryente marrëdhënie seksuale me të. Balla thotë se ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Ministri shtoi se policia Shqiptare po bashkëpunon me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve shqiptare në përballjen me këtë formë kriminaliteti, siç janë edhe sulmet kibernetike.
Ndërkohë që thekson thirrjen që të gjithë personat që ndihen të shantazhuar, të kërcënuar në rrjetet sociale online, të drejtohen pa hezituar në polici dhe të kryejnë kallëzim. Ndërkohë që bën me dije se po punohet për disa ndryshime ligjore kundër dhunës online.
Postimi i Taulant Ballës: