Senati i Francës miraton rritjen e moshës së daljes në pension

Senati i Francës votoi të enjten në mëngjes për të rritur moshën e pensionit me dy vite në 64. Qeveria shpreson që ndryshimet e pensioneve të miratohen nga parlamenti deri në fund të muajit, sipas mediave franceze.

Por Macron-it i mungon një shumicë e plotë në Asamblenë Kombëtare dhe do t’i duhet të bindë disa dhjetëra ligjvënës konservatorë ose të përdorë fuqitë e tij kushtetuese për të anashkaluar parlamentin.

Sindikatat që prej muajit janar i kanë bërë presion qeverisë duke organizuar protesta dhe greva.

Macron e ka vënë ndryshimin në qendër të axhendës së tij politike, me qeverinë e tij që argumenton se rritja e moshës së pensionit dhe forcimi i kërkesave për një pension të plotë janë thelbësore për të mbajtur sistemin nga zhytja në deficit.