
Sëmundja misterioze e Jamie Foxx që e largoi nga xhirimet
Njerëz të afërt me Jamie Foxx kanë treguar se aktori “ende nuk është vetvetja” pasi pësoi një sëmundje misterioze në prill që e çoi atë në spital.
“Ai po merr kujdesin më të mirë dhe po punon shumë për t’u rikuperuar tani, por ai ende nuk është vetvetja. Ai ka rrethin më të ngushtë rreth tij ndaj mos u shqetësoni”.
Lajmi vjen vetëm pak orë pasi Foxx, 55 vjeç, bisedoi me yllin John Boyega, 31 vjeç, i cili ishte përpjekur të kontaktonte disa herë me mikun e tij.
“Më në fund e hapi telefonin. Faleminderit, vëlla”, tha aktori i “Star Wars” në premierën e “They Cloned Tyrone”, ku luajnë Boyega dhe Foxx.
“Ai po ja del mirë. Ne thjesht po i japim atij privatësinë dhe mezi presim kthimin e tij, “tha ai duke shtuar:
“I përcolla atij urimet drejtpërdrejt. I urova të gjitha të mirat”, vazhdoi Boyega. “Kështu që unë thjesht do të pres derisa ai të kthehet këtu. Pra, merr kohën tënde, Xhemi. Të duam, vëlla.”
Datari Turner, i cili bashkëprodhoi filmin me Foxx, ndau disa informacione duke pretenduar se aktori i “Spider-Man” së shpejti do të kthehej në punë.
Foxx u zhduk nga syri i publikut më 11 prill pasi raportohet se pësoi një “komplikacion mjekësor” gjatë xhirimit të komedisë aksion të Netflix “Back in Action” në Atlanta.
Vajza e yllit Corinne Foxx, 29 vjeç, ndau një postim në Instagram të nesërmen pas ngjarjes.
“Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje”, thuhej në deklaratë. “Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e rikuperimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe.”
Që atëherë, ka pasur lajme të pakta për fituesin e Oskarit “Ray”.
Në fund të prillit u zbulua se aktori ishte “zgjuar”, ndërsa mjekët u përpoqën të përcaktonin se çfarë sëmundjeje mjekësore vuante Foxx.