Sekreti popullor i Cardi B për rritjen e flokëve

Qepët janë përdorur për bukurinë prej vitesh në vende si India për shkak të përfitimeve të tyre të disafishta shëndetësore.

Flokët e Cardi B janë dukur shumë të shëndetshme kohëve të fundit dhe ajo sekretin e bukurisë së flokëve e tregoi në Instagram. Po, sekreti i saj ka të bëjë me qepën.

Dy larjet e mia të fundit kam zier qepë dhe i kam përdorur për të larë flokët. Unë nisa ta bëja këtë 6 vite më parë kur i vura synim vetes për rritjen e flokëve. Megjithatë në një moment kam ndaluar sepse u bëra pak dembele. Nuk i vinte erë dhe u jepte shkëlqim flokëve të mi.”

Ndërsa përdorimi i qepëve në flokë mund të duket i pazakontë, perimet janë përdorur si truk bukurie prej shumë kohësh. Sipas këshillave, për shkak të përmbajtjes së lartë të squfurit në qepë, besohet se ndihmon në rrallimin e flokëve duke ndihmuar në rigjenerimin tyre. Për më tepër, vetitë antifungale të perimeve mendohet se ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kokës, gjë që redukton humbjen e flokëve dhe sjell një rritje më të shëndetshme të flokëve.