Seanca e jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, i pranishëm edhe Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë në New York për senacën e jashtëzakonshme të Këshillit te Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë. Vuçiç gjithashtu do të mbaj edhe një fjalim.

Serbia i ka dërguar të hënën misionit të Guajanës që kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kërkesë për mbajtjen e një sesioni të jashtëzakonshëm me fokus situatën në Kosovë.  Në kërkesën e Serbisë theksohet se situata aktuale është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Nga ana tjetër në Këshillin e Sigurimit kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm, pritet që prezentë të jenë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ose Donika Gërvalla.