
Samiti Rajonal i Transportit, Rama: Kemi pritur BE-në për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë
Në Tiranë u zhvillua samiti rajonal i transportit, për projekte strategjike që na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Gjatë fjalimit të tij Rama tha se prej vitesh Shqipëria ka pritur procedurat burokratike të BE-së për segmentin hekurudhor Durrës-Tiranë.Sipas Ramës burokracirat e BE-së krijojnë frustrim dhe shkojnë kundër qëllimeve të mëdha të përbashkëta të BE-së.
Për këtë arsye Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një zhvillim ndërmjet vendeve. Rama kërkoi gjithashtu mbështetjen e BE-së për nismën e Ballkanit të Hapur.