
Sa orë gjumë na nevojitet?
Pavarësisht se kush jeni apo çfarë bëni, gjumi është thelbësor për shëndetin tuaj.
Megjithatë, kur jetës i shtohen angazhimet, mund të jetë një nga gjërat e para që neglizhohet ose sakrifikohet.
Për t’ju përgjigjur pyetjeve që mund të kemi për orët e gjumit që na nevojiten, duhet të kemi parasysh disa gjëra.
Të gjithë kanë nevoja dhe preferenca unike, kërkesat individuale të gjumit nuk bëjnë përjashtim.
Megjithatë, sasia e gjumit që ju nevojitet për një natë përcaktohet kryesisht nga mosha juaj.
Rekomandimet zyrtare për kohëzgjatjen e gjumit ndahen sipas grupmoshës :
- Të moshuarit (65+): 7–8 orë
- Të rriturit (18–64 vjeç): 7–9 orë
- Adoleshentët (14–17 vjeç): 8–10 orë
- Fëmijët e shkollës (6–13 vjeç): 9–11 orë
- Fëmijët parashkollorë (3-5 vjeç): 10-13 orë (përfshirë gjumin dremitjen)
- Fëmijët e vegjël (1–2 vjeç): 11–14 orë (përfshirë dremitjet)
- Foshnjet (4–12 muaj): 12–15 orë (përfshirë dremitjet)
- Të porsalindurit (0–3 muaj): 14–17 orë
Megjithatë, disa njerëz mund të kenë nevojë për më shumë ose më pak gjumë sesa rekomandohet përgjithësisht, në varësi të faktorëve të ndryshëm.
Cilësia e gjumit tuaj mund të ndikojë gjithashtu.
Nëse cilësia juaj e gjumit është e dobët, mund të ndiheni të lodhur edhe pasi keni marrë atë që mund të konsiderohet si gjumi i mjaftueshëm.
Në të kundërt, nëse po bëni gjumë me cilësi të mirë, mund t’ia dilni më mirë me pak më pak orë.
Prandaj, nuk është e rëndësishme të përqendrohemi vetëm tek orët e gjumit, por edhe te cilësia.
Kushtojini vëmendje mënyrës sesi ndiheni gjatë ditës për të përcaktuar nëse po merrni sasinë e duhur për ju.
Nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm, duhet të ndiheni energjik gjatë ditës.
Nëse e shihni se jeni të plogësht ose shpesh të lodhur, do të kuptoni se nuk po flini mjaftueshëm dhe duhet të ndryshoni oraret.