Rusia rikthen prodhimin e makinës “Moskvich”

Rusia ka vendosur të rikthejë prodhimin e makinave Moskvich të cilat Kremlini i ka përdorur përgjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.

Ky rikthim i kësaj makine vjen pas rreth dy dekadash dhe për prodhimin e saj do të përdoret fabrika e markës Renault e cila u largua nga Rusia pas sanksioneve perëndimore.

Sipas prodhuesve pritet që modeli i ri i kësaj makine të dalë në shitje përgjatë muajit tjetër.

Ky version i modernizuar i kësaj makine që Moska po sjell nuk ka asgjë të përbashkët në dizajn me modelin e vjetër.

Sipas vëzhgimeve paraprake makina është tërësisht e ngjashme me modelin Sehol X4 i cili prodhohet nga JAC në Kinë.

Qeveria Ruse synon të prodhojë 100 mijë automjete Moskvich në vit të cilat do të jenë vetëm elektrike.

Brenda këtij viti pritet që në treg të dalin vetëm 600 makina Moskvich 3 dhe sipas ekspertëve Moska nuk ka shumë mundësi që të arrijë të konkurrojë firmat e tjera rivale.

*TiboNews