Rusia ndalon Facebook-un dhe Instagram-in

Një gjykatë në Moskë ka shpallur kompaninë Meta dhe zgjatimet e saj Facebook e Instagram, organizata terroriste. Për këtë arsye, shërbimet e tyre që aktualisht janë të bllokuara do të ndalohen në vend.

Kërkesa për vendosjen e ndalimit të menjëhershëm të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi autoritetit gjyqësor i erdhi nga shërbimet sekrete ruse. Kërkesa është bërë në një gjyq për “ekstremizëm” të zhvilluar në gjykatën e Moskës.

“Aktivitetet e Metës janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj kërkojmë që Meta të ndalohet dhe ky ndalim të zbatohet menjëherë”, tha Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit. Ndalimi u kërkua edhe nga prokurori i Moskës.