Rusia lehtëson procedurat e vizave për 6 vende

Rusia pritet të lehtësojë  procedurat e vizave për gjashtë vende, përfshirë Indinë, Sirinë dhe Indonezinë, kështu ka njoftuar zëvendësministrja e Jashtëm e Kremlinit, Evgeny Ivanov.

Njoftimi vjen pasi Ivanov tha se Rusia po përgatit marrëveshje ndërqeveritare për udhëtime pa viza me 11 vende, duke përfshirë Arabinë Saudite, Barbados, Haitin, Zambinë, Kuvajtin, Malajzinë, Meksikën dhe Trinidadin.

“Përveç Indisë (thjeshtimi i procedurave) po të përfshijë edhe Angolën, Vietnamin, Indonezinë, Sirinë dhe Filipinet”, tha Ivanov.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Moska i është drejtuar Kinës, Indisë dhe vendeve afrikane, duke u përpjekur të kërkojë lidhje më të ngushta atje.