Rusia: Kemi kryer shumë prova bërthamore

Rusia thotë se ka kryer me sukses prova të aftësive të saj për të kryer një kundërsulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri. Njoftimi u bë të mërkurën nëpërmjet një deklarate të Kremlinit.Provat shihen si një shfaqje e force nga ana e Rusisë që përkon me tërheqjen e Moskës nga një vendim i mëparshëm, atë të ratifikimit të traktatin historik mbi ndalimin e provave bërthamore.Stërvitja, e cila përfshinte lëshimin provë të raketave nga një bazë tokësore, një nëndetëse bërthamore dhe nga aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, vjen mes mosmarrëveshjesh të thella mes Moskës dhe Perëndimit, lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Ndërsa tensionet janë në nivelin më të lartë të tyre që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962, Rusia, e cila ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, po avancon me shpejtësi drejt tërheqjes së vendimit për të ratifikuar Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Provave Bërthamore (CTBT).

Moska ka thënë se po e ndërmerr këtë hap për të pasqyruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të njëjtit traktat. Uashingtoni e ka nënshkruar dokumentin, por nuk e ka ratifikuar kurrë paktin.