Rritja e pagave në shtet, “kërcënim” për privatët
Rritja e pagave në administratën shtetërore ka ndezur shpresë edhe te punonjësit në privat, të cilët besojnë se ky ndryshim do ndikojë edhe punëdhënësit e tyre që t’i paguajnë më shumë.
Për ekonomistët ndikimi nuk do të jetë i shpejtë dhe në të njëjtën masë. Ndryshe nga gati dyfishimi i pagave në sektorin shtetëror brenda një viti, në sektorin privatë parashikohet një rritje në vlerën 15-20% në harkun kohor të 3 viteve.
Megjithatë, privati sipas ekonomistëve do të përballet me një presion nga punonjësit më të kualifikuar të cilët do të preferojnë më shumë shtetin.
TiboNews*