
Rritja e pagave, miratohet ligji në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota pro, 2 kundë projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët. 5 deputetë nuk morën pjesë në votim, edhe pse ishin në sallë.
Zbatimi do të nisë nga data 1 prill dhe mes 130 mijë punonjësve të administratës që përfitojnë, janë edhe funksionarët më të lartë shtetërorë, nga presidenti deri te deputetët e ministrat.
Rama: Deputetët e meritojnë rritjen
Gjatë fjalës së tij në Kuvend para votimit, kryeministri Rama tha se deputetët e meritojnë pagën e propozuar për punën dhe misionin që kanë. “Deputetit për misionin punë dhe çfarë duhet të bëjnë për ata që i zgjedhin e meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën apo përmbushin misionin këto nuk lidhen”. Rama tha se rritja e pagës duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës për të gjitha kategoritë. “Unë jam kundër dhe nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës të jetë bërë për të gjithë. Përpara kësaj është e pamoralshme”.