Rritet numri i pacientëve në spitalet publike

Numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur për periudhën janar- prill 2022.

Në këtë periudhë shtrimet e pacientëve janë rritur 17,5 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për 4 mujorin e parë të këtij viti numri i pacientëve të shtruar në spitale ishte 86,392 pacientë, nga 73,556 pacientë që ishin vjet. Sipas treguesve, numri i pacientëve të trajtuar në kardiologji është rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërsa në raport me 2020, kur nisi pandemia, shtrimet nga të sëmurët me zemër janë rritur ne 76%.

*Tibo News