Rritet numri i pacientëve me Covid në spital

Rritja e numrit të rasteve me të infektuar me Covid ka filluar të shoqërohet edhe me rritjen e numrit të pacientëve që kanë nevojë të trajtohen në spital.

Ndër 20 pacientët që po trajtohen në spitalin Covid 3 një pjesë e mire e tyre nuk e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen e Covid .

Me këtë kthesë që ka marrë epidemia e covid 19 jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të tjera fqinje, mjekët infeksionistë  këshillojnë mbajtjen e maskave sidomos në ambiente të mbyllura.

Mjekët thonë se dy humbjet e jetës që u regjistruan këto ditë kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas tyre për sa kohë rritet numrit i personave që infektohen  do të rritet dhe numri i pacientëve në spital dhe nuk do të mungojnë humbjet e jetës.

*Tibo News