
Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paraditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Por orët e mesditës dhe pasdites zhvillojnë vranësirat në territor, duke krijuar mundësi për shira të pakët në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndiomor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
*Tibo News.