AlbanianEnglish

Rriten ndjeshëm temperaturat në mesditë

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, ku paraditja do të ketë orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja do të sjellë kalime të përkohshme vranësirash në një pjesë të mirë të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

*Tibo News

 

You don't have permission to register