
Rriten kërkesat e shqiptarëve për azil në BE
Numri i qytetarëve shqiptarë që kërkuan azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë muajit Janar, ka shënuar një rritje me gati 50 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Agjencia Europiane për Azilin, në muajin e parë të këtij viti kishte 947 kërkesa, ndërsa 474 kërkesa që u regjistruan në Janar të 2021-shit kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe lëvizja e kufizuar.
Sipas të dhënave, ka numër të lartë të dosjeve të refuzuara që iu bëhet shtetasve shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në vendet e BE-së për shkak të Shqipëria ndodhet në listën e vendeve të sigurta.
Nga 947 kërkesa, 891 kanë marrë përgjigje negative, ndërsa vetëm 22 e kanë fituar statusin e azilantit.
Të dhënat e Agjencisë tregojnë gjithashtu se rreth 11 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2021, 77% prej të cilëve për herë të parë.
Franca rezulton shteti më i preferuar për shkak të lehtësirave në dokumente, ndjekur nga vendet si Gjermania apo Greqia.
*Tibo News.