Roma fiton kupën e Conference League, zhgënjehen holandezët
Ka përfunduar me fitoren e Romës finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Verdhekuqtë arritën të shkruajnë historinë pas 31 vitesh.
Italianët shfrytëzuan një gol të futbolistit Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të, për të fituar trofeun e parë europian pas Kupës së panairëve në vitin 1961.
Ndeshja nisi e qetë ndërsa të dy skuadrat studionin rastet dhe tentonin të përfitonin nga dobësitë e kundërshtarit .
Portieri Romanist Rui Patricio, u tregua I kujdesshëm dhe e ruajti të paprejur portën gjatë gjithë lojës duke mbijetuar sulmeve të holandezëve e duke shkuar kështu drejt fitores.
Ndëra Roma mori trofeun në shtëpi, italianët festuan ndërsa holandezët të zhgënjyer.
Ndeshja u luajt në stadiumin Air Albania.
*Tibo News.