Rimëkëmbja ekonomike në pikëpyetje për Spanjën

Projektet e rimëkëmbjes së ekonomisë pas krizës shëndetësore në Spanjë janë goditur nga një mungesë e paprecedentë e fuqisë punëtore.

Qeveria spanjolle shpresonte që fondet nga Bashkimi Evropian prej 166 miliardë dollarësh  do të ndihmonin ekonominë, por pësoi një kolaps të tregut të pronave gjatë vitit 2008.  Ky kolaps shkaktoi humbjen e 1.8 milionë vendeve të punës në ndërtim.

Siç raporton Reuters , sindikatat dhe kompanitë ankohen se Spanja ka mungesë të paktën gjysmë milion punëtorë ndërtimi.

Rreth 400,000 punëtorë të huaj u larguan pas vitit 2008. Të paktën shtatë nga dhjetë kompanitë e ndërtimit refuzuan kontratat vitin e kaluar për shkak të mungesës së stafit.

Për të përballuar mungesën e punonjësve, kompanitë kanë ofruar paga më të larta edhe për emigrantët, por ata janë ende duke “luftuar”.

Megjithatë, kushdo që ka aftësi të kërkuara si, zdrukthtari dhe saldim nuk do ta ketë të vështirë të punësohet në Spanjë.