Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat lidhur me situatën me reshjet e dëborës me intensitet në disa akse rrugore ku po punohet dhe po shpërndahet kripë për të evituar ngricat.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Në Bogë-Theth vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet
Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerjepër pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore