AlbanianEnglish

Reshje intensive sot, tabela me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qënder të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijoj të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojë reshje shiu dhe dëbore. Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve KU më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë. Parashikohet që më të dukehsme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register