
Regjistrimet në shkolla, kur nis faza e dytë dhe sa zgjat?
Nga data 21 gusht deri më 1 shtator, do zhvillohet faza e dytë e regjistrimit për klasën e parë dhe të dhjetë.
Prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre edhe pse s’kanë mbushur moshën 6 vjeç por kanë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, duhet të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.
Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023–2024.
*TiboNews