Reforma e pensioneve, mbi 700,000 protestues dolën në rrugët e Francës

Me më shumë se 700,000 demonstrues mbushën rrugët e kryeqytetit francez ditën e djeshme, sindikatat iu përgjigjën reformës së propozuar të pensioneve , duke protestuar kundër projektligjit që do të zgjasë, ndër të tjera, moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Ky është marshimi më i madh i protestës kundër pensioneve që nga fillimi i mobilizimeve në mes të janarit. Sipas sindikatës CGT, greva do të vazhdojë sot në transport, rafineri, universitete dhe shkolla.

Trazira në shkallë të vogël u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në marshimin në Paris dhe qytete të tjera, me 11 të arrestuar në Rennes. Forcat e sigurisë u përleshën gjithashtu me protestuesit.

Shoferët e kamionëve bllokuan rrugët kryesore me postblloqe. Në një takim, krerët e sindikatës së hekurudhave u zotuan të ashpërsojnë qëndrimin e tyre në ditët në vijim, me greva 24-orëshe në të gjithë rrjetin.

Nisjet e fluturimeve nga aeroportet e Parisit janë ulur dje nga 20% në 30%, ndërsa sot priten probleme të tjera me fluturimet për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror. Sipas sindikatave, në mobilizimin e djeshëm kanë marrë pjesë 60% e mësuesve.