
Raporti: 10 vitet e ardhshme rrezik ndaj shtimit të sëmundjeve për shqiptarët
10 vitet e ardhshme në Shqipëri mund të shtohen rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabeti dhe kanceri. Kjo sipas Monitor për shlkak të pandemisë së Covid dhe rritjes së plakjes së popullsisë shqiptare.
Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do ndikohet nga pandemia për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara.
Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë. Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 % (perdja e syve e cila mund të hiqet vetëm me intervenim kirurgjik), depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.
Faktori tjetër që do ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.
Ndikim në shtimin e sëmundjeve kronike do ketë edhe dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të transmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik mund të përkthehe në shtim të rasteve në të ardhmen.
*Tibo News.