
Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takim për Ballkanin e Hapur
Liderat e Ballkanit të Hapur kanë zhvilluar një takim online ku kreu i qeverisë maqedonase Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, ranë dakord për krijimin e grupeve të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur. Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën dhe theksoi se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë kuvendit. Në takimin e sotëm, liderët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.
Ata konkluduan se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.