Rama për marrëveshjen “Durrës Yacht and Marina”: Investimi më i madh në rajon

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me investitorin Mohamed Alabbar për ndërtimin e “Durrës Yacht And Marina” në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me firmosjen e kontratës nis një tjetër proces, ai i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi.

Kryeministri Rama tha se “Durrës Yach And Marina” do të transformojë të gjitha parametrat mjedisorë në një zonë që është ndotëse, do të sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit.

Rama ka deklaruar se janë shqiptarët ata që do të përfitojnë nga ky investim teksa ka thënë se ky është investimi më i madh në rajon.

*Tibo News