Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Kretës e Rodos në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në ishujt Kretë e Rodos, në Greqi.

Sipas të parit të qeverisë, ata janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit të tyre duke u kursyer kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.