Rama inspekton spitalin e Vlorës

Spitalit Rajonal të Vlorës i është shtuar rindërtimi i Farmacisë dhe Dispancerisë së re, ndërsa vijon puna për një tjetër investim i cili synon rritjen e kapaciteteve me sistem të ri triazhimi dhe transformimin e shërbimit të urgjencës para fillimit të sezonit turistik.

Kryeministri i vendit Edi Rama inspektoi spitalin së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërkaq, përfundimi i zbatimit të projektit të fundit përkon me fillimin e sezonit turistik ku Spitali i Vlorës, si spitali më i madh për rajonin e jugut është një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e Vlorës, por edhe Sarandës dhe Himarës.

*Tibo News