
Rama flet për thesarin e fshehur në jug: Naftë dhe gaz të një cilësie të lartë
Kryeministri Edi Rama pohoi se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.
Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama tha se tashmë është e sigurt që në jug të Shqipërisë ka naftë dhe gaz të një cilësie të lartë, por problemi sipas tij është çështje e komercializmit. Ndër të tjera ai foli edhe për çmimin e naftës dhe problemin e evazionit.
Në lidhje me këtë Rama tha se do të shtohen kontrollet teknologjike në karburante me sa më pak inspektorë.