
Rama bizneseve private: Deklaroni pagat e plota të punonjësve
Kryeministri Rama ka vijuar me thirrjet për rritjen e pagave në sektorin privat dhe këtë herë në sektorin e hoteleri-shërbimit.
Sipas kreut të qeverisë Edi Rama, është e patolerueshme që kompanitë mbajnë një përqindje të madhe të punonjësve të tyre me pagë minimale.
Gjatë takimit, Edi Rama tha se është shumë e rëndësishme të deklarohet e gjithë paga e punonjësve dhe të mos ketë paga në të zezë.
Rama theksoi se deklarimi i pagës së plotë ndihmon edhe në rritjen e pensioneve, të cilat gjenerohen nga sigurimet shoqërore.
*Tibo News