AlbanianEnglish

Rama apel SPAK, të hetohen politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

“SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Ai nënvizoi se të drejtën për të ndarë me opinion publik qëndrimin për punën e drejtësisë nuk ia ndalon askush.

“Si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i kanë dhënë kësaj reforme fuqinë e mbështetjes së vet. Po dhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, por edhe nga mbështetësit e saj që janë krejt të palumtur sot për shkak të mos gjithanshmërisë të spektrit të hetimeve dhe gjykime të deritanishme, unë besoj se të drejtën që në këtë moment mbyll një cikël dhe hap një cilët të ri, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush”, tha ai më tej.

You don't have permission to register