Qytetet ku pritet të bjerë shi sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë vranësira të lehta. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shfaqen në gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News.