AlbanianEnglish

Qytetarët kinez përballë masave për të udhëtuar

Autoritetet shëndetësore në SHBA kanë njoftuar këtë të mërkurë se do të kërkojnë teste të reja për Covid-19 në mënyrë detyruese për qytetarët që udhëtojnë nga Kina.

Masa të tilla ndaj qytetarëve kinez kanë marrë edhe Italia, India, Japonia dhe Tajvani pasi shifrat e infektimeve që janë raportuar në Kinë janë alarmante.

Zyrtarët kanë deklaruar se duke nisur nga data 5 janar për çdo pasagjer mbi 2 vjeç do të kërkohet një test me rezultat negativ jo më shumë se dy ditë përpara nisjes nga Kina, Hong Kongu ose Makao.

Sipas autoriteteve personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 10 ditë përpara fluturimit mund të paraqesin një dokument që verifikon se e kanë kaluar sëmundjen dhe nuk do të kenë nevojë për një test negativ.

Kina ka luftuar për të vaksinuar popullsinë e saj të moshuar dhe ende nuk ka autorizuar vaksinat e huaja mRNA.

Vendi aktualisht ka nëntë vaksina të zhvilluara brenda vendit për COVID të miratuara për përdorim, por asnjëra nuk është përditësuar për të synuar variantin shumë infektiv Omicron.

*TiboNews

You don't have permission to register