Qipro rikthen me detyrim maskat kundër Covid

Qiproja ka rikthyer maskat për fytyrën vetëm një muaj pasi hoqi të gjitha masat anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi se turistët do të duhet të mbajnë përsëri maska për fytyrën anti-Covid në ambientet e brendshme.

Qipro hapi kufijtë dhe hoqi të gjitha kufizimet e hyrjes në prill, kur turistët u dyndën përsëri në ishullin e bukur për pushimet e tyre të Pashkëve. Vendi hoqi kërkesën për maska ​​më 1 qershor – kufizimi i fundit në fuqi nga pandemia.

Por masa është rifutur pas një rritjeje të infeksioneve. Qipro raportoi gjithsej 10,879 raste të reja. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Michalis Hadjipantela, rritja e shtrimeve në spitale dhe njerëzit që nuk morë n masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit ishin ndër faktorët që kontribuan në vendim.

Vendi i preferuar nga pushuesit britanikë për shkak të plazheve të njohur botërisht dhe qiellit blu, ka pësuar humbje të mëdha gjatë dy viteve të fundit në sektorin e turizmit.

Rritja e rasteve me Covid dhe rifutja e masës së maskave vjen pikërisht në momentin kur turizmi do futej në kulmin e tij.

Turizmi përbën rreth 13 % të PBB-së së vendit dhe me humbjen e konsiderueshme të turistëve rusë dhe ukrainas këtë vit, ai po kërkon të forcojë lidhjet me vendet e tjera.

*Tibo News