Qeveria do të japë me koncesion Triportin e Vlorës

Qeveria vendosi të mërkurën gjatë mbledhjes që të japë me koncesion Triportin e Vlorës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo tha se ky port do të jetë i integruar me disa funksione, pasi deri tani ka vetëm shërbimet e peshkimit.

Balluku tha se ky financim parashikohet të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të funksionimit.