
Putin mund t’i japë fund luftës?
Presidenti turk Erdogan ka deklaruar se lideri rus Putin po kërkon t’i japë fund luftës që nisi në Ukrainë dhe se do të ndërmerret një hap i rëndësishëm në vijim.
Ai tregoi përshtypjet e tij nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin, duke thënë se ai dëshiron të shpallë luftën e mbyllur, sa më shpejt të jetë e mundur.
Ukraina ka rimarrë pjesë të rëndësishme të territorit të saj këtë muaj.
Udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin “mjaft problematike” për Rusinë.
“Ai në fakt po më tregonte se është i gatshëm t’i japë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”, tha Erdogan.
Ai shtoi gjithashtu se 200 pengje do të shkëmbehen së shpejti midis dy palëve-vendeve. Ai nuk dha detaje të mëtejshme se kush do të përfshihej në një shkëmbim të tillë të burgosurish.
*Tibo News