
Pse “Toy Story: Lightyear” u ndalua në 14 shtete?
Sinofi i ri “Toy Story” i Disney/Pixar, “Lightyear” nuk do të shfaqet në të paktën 14 vende, pasi filmi përballet me polemika mbi një çift të të njëjtit seks në film.
Producenti i “Lightyear” Galyn Susman tha se filmi gjithashtu mund të mos jetë në gjendje të hapet në Kinë, tregun më të madh të filmit në botë, pasi autoritetet atje kërkuan fshirjen e disa skenave të cilat Disney refuzoi t’i hiqte.
“Ne nuk kemi akoma lajme nga Kina. Unë supozoj se filmi nuk do të shfqet në Kinë. E di që kemi marrë kërkesa që disa skena të hiqen. Disney nuk do të modifikojë materialin, ne nuk do të fshijmë çdo gjë, veçanërisht diçka aq të rëndësishme sa marrëdhënia e dashur dhe frymëzuese që i tregon Buzz-it (personazhit) se çfarë i mungon nga zgjedhjet që po bën.”
Një burim nga Disney tha se Kina nuk është një treg fanatik i këtyre rsteve, por të dhënat e Comscore treguan se Toy Story 4 mori vetëm 3% të fitimit së saj prej 1 miliard dollarësh atje.
Në shumë prej vendeve që kanë ndaluar plotësisht “Lightyear”, homoseksualiteti konsiderohet kriminal.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një prej tyre, duke pretenduar se filmi shkel standardet e tij të përmbajtjes mediatike për filmat.
Përfaqësuesit e vendeve të tjera që e kanë ndaluar filmin, duke përfshirë Arabinë Saudite, Egjiptin, Indonezinë, Malajzinë dhe Libanin, nuk dhanë koment rreth këtij vendimi.
Aktori Chris Evans, i cili zë personazhin kryesor Buzz Lightyear, i quajti ndalimet frustruese.
“Është mirë që ne jemi pjesë e diçkaje që po bën hapa përpara në kapacitetin e përfshirjes sociale, por është zhgënjyese që ka ende vende që nuk janë aty ku duhet të jenë.”
“Lightyear” bën debutimin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada të premten.